Kuvendi në ‘Air Albania’/ Berisha do t’u paguajë emigrantëve biletat për të ardhur më 11 dhjetor? Të tjera para që s’dihet nga dalin

Pa Kategori

Publikuar: 09/12/2021

Kuvendi në ‘Air Albania’/ Berisha do t’u paguajë emigrantëve biletat për të ardhur më 11 dhjetor? Të tjera para që s’dihet nga dalin

Vetëm 2 ditë nga ‘Foltorja’ Sali Berisha po lëviz të gjithë ‘gurët’ për të pasur sa më shumë mbështetës në ‘Air Albania’.

Së fundmi një faqe në Facebook njofton të gjithë emigrantët në Gjermani për personin që duhet të kontaktohen që t’u paguhet bileta vajtje-ardhje  që të vijnë më 11 dhjetor.

“Nqs jeni ne Gjermani kontaktoni me Kujtim Sefën se i keni të paguar biletat vajtje-ardhje për në dt 11 tek stadiumi ‘Air Albania’ në mitingun e të madhit Sali Berisha”, shkruhet në faqen ‘Luma e kuqe’, e cila as nuk kujdeset të mos e quajë ‘miting’ atë që nga Berisha konsiderohet se Kuvendi i rithemelimit të PD.