Prapaskena

I shoqëruar nga Kim, Escobar mbërrin në selinë blu, pritet nga Bardhi dhe Tabaku

Publikuar: 09/12/2021

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka mbërritur në selinë e PD në Tiranë, ku do të zhvillojë takimin e parë të vizitës së tij zyrtare me kreun e PD-së Lulzim Basha. Escobar shoqërohej nga ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

Ka qenë nënkryetarja e PD Jorida Tabaku dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi që e kanë pritur zyrtarin e lartë amerikan në selinë e PD.

Rreth orës 14:30, Escobar do të ketë një takim me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Ndërsa në orën 17:00, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Vizita e Escobar vjen dy ditë para Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pas shpalljes non grata nga SHBA dhe pas pezullimit nga grupi parlamentar i PD nga kryedemokrati Basha që ka sjellë një krizë në PD.

Në një njoftim pak ditë më parë ambasada amerikane zbardhi detaje nga vizita e zyrtarit të lartë të SHBA në Tiranë si dhe temat kryesore që pritet të diskutohen.

 



Më të lexuarat