Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Bulqizë, ku si pasojë ka humbur jetën një minator.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur tek grumbullimi i mbetjeve të fabrikës së pasurimit të kromit.
Paraprakisht dyshohet se viktima ka pësuar atak, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.