Prapaskena

‘Grushti’ i madh amerikan në fytyrën e Berishës pas ‘non grata-s’, Escobar në Tiranë: Ftojmë Bashën për vizitë në Uashington! Mezi presim të vijojmë bashkëpunimin

Publikuar: 09/12/2021

Një tjetër ‘grusht’ i madh amerikan në fytyrën e Sali Berishës, për përpjekjet e tij për të rimarrë Partinë Demokratike. I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar, e ka shprehur qartë mbështetjen ndaj kryetarit demokrat Lulzim Basha. Ai tha sot për mediat se e ka ftuar Lulzim Bashën në Uashington për një vizitë zyrtare. Kjo ftesë vjen edhe pas deklaratave të ndryshme se Basha nuk e kalon dot oqeanin dhe se mund të mos e marrë vizën.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është sot në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama si dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Ai tashmë ka përfunduar takimin me Bashën. Më pas Escobar do të takohet me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka rreth orës 14:30-15:00. Ndërsa takimi me kryeministrin Edi Rama do të zhvillohet rreth orës 17:00, teksa nuk pritet që të ketë një konferencë për shtyp.
Vizita e Escobar në Tiranë, vjen vetëm dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, i cili është i shpallur ‘non  grata’ nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Vetëm dy ditë më parë, ambasada e SHBA-së, tha se vizita e tij është për të konfirmuar gjithashtu vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Duket si një mesazh i drejtëpërdrejtë ndaj Berishës nga ambasada e SHBA në këtë javë vendimtare të luftës së tij, jo vetëm kundër Lulzim Bashës, por edhe vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto ditë janë shumë të rëndësishme për Partinë Demokratike. Kujtojmë se zgjedhja e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike do të bëntë forcën më të madhe opozitare në vend ‘non grata’ në SHBA, sipas një deklarate të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. 

Më 19 maj të këtij viti DASH shpalli ‘non grata’ Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Pas vendimit të SHBA  Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA. Por beteja e Berishës tashmë nuk është vetëm kundër SHBA, por edhe kundë Lulzim Bashës i cili pranoi kërkesën e amerikanëve duke e përjashtuar liderin historik të PD nga partia, deri në zbardhjen e të vërtetës në rrugë ligjore.



Më të lexuarat