Gruaja e Kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson, Carrie, ka sjellë sot në jetë fëmijën e shtatë të Johnson dhe bebi është vajzë.
Sipas Mirror, çifti shkoi në një spital në Londër rreth orës 7:40 të mëngjesit të sotëm, rreth dy orë pasi oficerët e policisë shkuan për të siguruar vendin përpara mbërritjes së Carrie. Zonja Johnson, 33 vjeçe, mbante një maskë teksa i shoqi e ndiqte nga pas duke mbajtur një valixhe.
“Kryeministri dhe zonja Johnson janë të lumtur të njoftojnë lindjen e një vajze të shëndetshme në një spital në Londër sot. Edhe nëna edhe vajza janë shumë mirë. Çifti dëshiron të falënderojë ekipin e shkëlqyer të maternitetit të NHS për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre”, tha në një deklaratë një zëdhënëse e çiftit.
Johnson ka me Carrie edhe një djalë, ëilf, një, i cili lindi në të njëjtën në të njëjtin maternitet në prill 2020.
Lajmi i lumtur i Boris erdhi mes një periudhe jo dhe aq të mirë, ku ai po përpiqet të frenojë një revoltë konservatore pas gjithë skandalit të festës së Krishtlindjes gjatë pandemisë. Kryeministri solli ‘Planin B’ për të kontrolluar Omicron në një konferencë shtypi mbrëmë, me frikën se infeksionet tani po dyfishohen çdo disa ditë. Por kritikët thonë se kufizimet janë pa vend pasi ai u kërkoi 66 milionë britanikëve të punojnë nga shtëpia nëse munden për të ngadalësuar përhapjen e Omicron por ende të shkojnë në qytet për festat e Krishtlindjeve pa ndaluar darkat festive.