Prapaskena

Bajerni shkatërron dhe kthen Barcelonën në një skuadër për Europa League, dorëzohet Çavi

Publikuar: 09/12/2021

Barcelona i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve pasi është mundur me shifrat 3-0 në fushën e Bajern Mynih, duke përfunduar grupin e saj në vendin e tretë.

Katalanasit nisnin ndeshjen në vendin e dytë, por të ndërgjegjshëm që Benfika do të mundte Dinamon e Kievit, siç ndodhi, e do t’i kapërcente në renditje, ndaj ata kërkonin medoemos fitoren në këtë duel,. Por Bajerni rezultoi një kockë shumë e fortë për ekipin spanjoll ku kura Çavi ende nuk duket se ka dhënë efektet e saj.

Myler dhe Sane që në pjesën e parë bënë të qartë si do të shkonte fati i ndeshjes, ndërsa i riu Musiala shënoi golin e tretë në pjesën e dytë duke dekretuar zbritjen e Barcelonës në Europa League si skuadra e tretë e grupit.



Më të lexuarat