Prapaskena

“Betonizues i Tiranës e vrasës i Ardit Gjoklajt” studentët i prishin aktivitetin Veliajt, nxirren me forcë nga truprojet

Publikuar: 08/12/2021

Aktiviteti i planifikuar me regji qendrore nga, Erion Veliaj, për 8 dhjetorin doli nga skenari pasi disa të rinj nga salla ngritën zërin për problemet me të cilat përballen në Tiranë e gjithë vendin.

Akuzat e forta, për argumente që ndër vite janë kthyer në pikëpyetje të mëdha mbi punën dhe profilin e tij politik, si vrasja e Ardit Gjoklajt apo betonizimi  i Tiranës nga kullat shumëkatëshe, nuk morën përgjigje nga Erion Veliaj.

Teksa aktivistët e Lëvizjes së Universitetit po ironizonin titullin e akitivitetit me Tiranën si kryeqytetin europian të rinisë, duke theksuar se paguajnë tarifa më të larta se rroga e Kryebashkiakut, përgjigja e Veliajt erdhi nga truprojat, të cilët i vendosi përballë studentëve dhe i përdori për të nxjerrë jashtë kritikët.

Incidenti ka ndodhur teksa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po mbante fjalim me rastin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë në një aktivitet të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që aktivitetet e Kryebashkiakut të Tiranës kundërshtohen nga të rinjtë.

Në këtë rast veç pamjeve që flasin vetë për ndërhyrjen fizike të truprojave të Kryebashkiakut ndaj të rinjve, pamjet duken kritike sa i përket grumbullimit të mijëra personave në shkelje të plotë të protokolleve anti-Covid.

Përveç maskave që nuk janë mbajtur në ambient të mbyllur, pjesëmarrësit nuk kanë zbatuar as uljen dhe qëndrimin në distancat e përcaktuara nga Komiteti i Ekspertëve.

Shikoni vdeon



Më të lexuarat