Prapaskena

“Valë” arrestimesh në Tiranë, “çmendet” i riu, rreh të atin dhe i shkatërron makinën

Publikuar: 07/12/2021

Nëntë persona janë arrestuar në Tiranë dhe pesë të tjerë janë vendosur në hetim për disa vepra penale. F. S., 18 vjeç është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij dhe i ka dëmtuar automjetin.

L. K. u arrestua pasi theu urdhrin e mbrojtjes nga gjykata, shkoi në shtëpinë e ish-gruas duke e kanosur dhe i dëmtoi portën e oborrit. F. Gj., 34 vjeç; A. K., 39 vjeç; A. Ç., 45 vjeç; E. P., 30 vjeçe; F. K., 52 vjeç dhe R. S., 33 vjeç u kapën në timon në gjendje të dehur. K. K., 39 vjeç u arrestua pasi përplasi me makinë një vajzë 16-vjeçe dhe iku nga vendi i ngjarjes.

Në gjendje të lirë u proceduan; A. K., 59 vjeç i cili përmes mashtrimit i mori një shumë të konsiderueshme K. P., 36 vjeç dhe nuk i ka lëshuar faturë tatimore. V. D., 43 vjeç, A. D., 53 vjeç, B. K., 46 vjeç dhe E. K., 18 vjeç u vendosën në hetim për mashtrim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

 



Më të lexuarat