Prapaskena

Skandal/ Policia shpalli në kërkim nipin e Rrahman Rrajës pasi mbërriti në Dubai, luks me paratë e drogës

Publikuar: 07/12/2021

Pas çdo ngjarje të rëndë është e pamundur të mos fshihet një skandal, ku të implikuar të jenë segmente shtetërore deri tek Babloku i Madh.

Disa ditë më parë, tre të rinj u futën në një lokal në Zejmen, të armatosur dhe të maskuar duke kryer kontroll për kartat e identitetit mbi klientët, pasi po kërkonin kushëririn e pronarit me të cilin kishin një sherr për shkak të pazareve të drogës.

Ngjarja u mbajt e fshehtë nga policia deri kur pamjet filmike u publikuan në media. Sot u mësua edhe arsyeja se pse policia tentoi të fshihte ngjarjen. Njëri nga personat e armatosur dhe i maskuar ishte Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Policia e shpalli në kërkim sot dhe ky përbën një tjetër skandal që konfirmon edhe një herë se si Edi Rama po përdor shtetin për të mbrojtur të afërmit e deputetëve, të përfshirë në veprimtari kriminale. Sipas burimeve, policia e ka shpallur në kërkim Ramazan Rrajën vetëm pasi është siguruar se Rraja është larguar nga Shqipëria, duke shkuar në Dubai. Pas tentativës për të goditur rivalin në fushën e trafikut të drogës, Rraja është larguar drejt Dubait, pa asnjë pengesë, me sa duket falë lidhjeve politike të Rrahman Rrajës, të cilit Edi Rama i ka lënë fushë të lirë në këmbim të mbledhjes së votave.

Ngjarja tregon edhe një fakt tjetër të rëndë që grupet e drogës në Fushë-Krujë vijojnë qetësisht aktivitetin kriminal dhe herë pas here larjen e hesapeve, të paqetësuar nga policia, prokuroria, shërbimet informative etj.

Një nga mburojat e tyre, Rrahman Rraja, është në Kuvend dhe ngre lart kartonin jeshil sa herë i thotë Edi Rama. Nga ana tjetër, Ramazan Rraja është një personazh i skeduar për trafik droge dhe dhunë.

Ai është arrestuar edhe në Holandë. Megjithatë, ai i ka shpëtuar veprimit të OFL-së, ligjit anti-mafia dhe SPAK. Ramazan Rraja po shijon jetën e luksit në Dubai, ndërsa në Shqipëri kanë nisur lëvizjet për t’i mbyllur dosjen.



Më të lexuarat