Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë humbur edhe pakicën bllokuese dhe sabotuese në Gjykatën Kushtetuese. I gjithë investimi i dyshes Berisha-Meta, për të siguruar tre vota në Gjykatën Kushtetuese, është hedhur në erë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë humbur votat e Vitore Tushës dhe Marsida Xhaferllarit, të cilat janë bashkuar me Lulzim Bashën dhe SHBA. Besnike e Metës dhe Berishës ka mbetur vetëm Sonila Bejtja, gruaja e Andi Bejtjat, një analist në oborrin e Ilir Metës dhe Familjes Berisha. Sonila Bejtja u emërua nga Presidenti Meta në Gjykatën Kushtetuese pa plotësuar kriteret. Ajo tashmë është zyrtarizuar si kamikazja e vetme e binomit të zi kundër Perëndimit në Kushtetuese.
Testi për pozicionin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ishte votimi për të rrëzuar kërkesën e Voltana Ademit, për të shfuqizuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Fiona Papajorgji mësohet se kanë votuar pro lënies në fuqi të zgjedhjeve lokale dhe kundër dekretit të Ilir Metës për t’i anuluar ato, në kuadër të skenarit të përgatitur me Berishën për të krijuar trazira në Shqipëri.
Ky vendim ka ardhur pasi Komisioni i Venecias goditi dy herë Ilir Metën, duke e shpallur dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve të paligjshëm dhe një marifet politik. Komisioni i Venecias vulosi si të ligjshme zgjedhjet lokale, edhe pse PD-LSI, me urdhër të Berishës dhe Metës, nuk morën pjesë. E vetmja anëtare që nuk i është bindur Komisionit të Venecias është Sonila Bejtja, gruaja e Andi Bejtjat.
Sonila Bejtja, një avokate që nuk e ka ushtruar asnjë ditë profesionin, tashmë do të hyjë në histori si anëtarja më qesharake e Gjykatës Kushtetuese, që kundërshton dy opinione të ngjashme të Komisionit të Venecias, që përbëhet nga juristët më të shquar të Evropës.
Ky votim ishte një test edhe për fatin e Ilir Metës. Votimi tregon se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë braktisur nga Vitore Tusha dhe Marsida Xhaferllari. Këto dy vota, ishin shpresa e vetme e Metës dhe Berishës për të bllokuar dhe diktuar vendimmarrjet e Gjykatës Kushtetuese.
Votimi është një mesazh i qartë se Gjykata Kushtetuese do të shkarkojë Ilir Metën në janar të vitit 22, kur pritet që vetëm Sonila Bejtja të votojë kundër shkarkimit./Pamfleti