Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku ka krahasuar Foltoren e Sali Berishës me pasardhësit politikë të Millosheviçit, të cilët kanë ngritur struktura paralele në Kosovë.
Kaq ka mfajtuar që Familja Berisha të indinjohet dhe të reagojë me ashpërsi.
Çollaku e ka fshirë më pas statusin nga frika e reagimeve.
“E verteta perkunder iluzioneve. Aq sa strukturat paralele te Beogradit ne Kosove mund shkarkojne Albin Kurtin aq dhe nje strukture paralele (nese quhet foltore apo jo) mund te shkarkoje Lulzim Bashen”, ka shkruar Çollaku.
Televizioni i Familjes Berisha reagoj duke thënë se Çollaku ka krahasuar demokratët me serbët, në përpjekje për të armiqësuar Bashën me bazën e PD-së.
“Kreshnik Çollaku është deputet i PD në Mat falë listës “Basha”.
Zonën e tij elektorale e ka vizituar jo më shumë se 2-3 herë, dhe ato janë kryesisht vizita për raste vdekjesh.
Kaq mjafton për të kuptuar se sa e njeh bazën dhe strukturën e Partisë Demokratike atje. Pra, zero.
Sot, në prag të mesnatës ka marrë përsipër rolin e përçarësit duke bërë një deklaratë ndoshta nga më poshtërueset që iu është bërë ndonjëherë demokratëve.
Ai i ka krahasuar mbështetësit e PD me serbët e Beogradit dhe Aleksandar Vuçiç.
Ja çfarë ka shkruar ai në Facebook”.