Deri më tani, mes forcave të rendit kanë rezultuar 11 efektivë që kanë përdorur lëndë narkotike.
Rezultatet mësohet se i kanë kundërshtuar një pjesë e tyre, duke argumentuar se kemi të bëjmë me një gabim të rezultatit nga laboratori mjekësor privat që u angazhua në realizimin e analizave periodike.
Javën e ardhshme pritet që policia të shpall zyrtarisht rezultatet e testimit të drogës për të gjithë uniformat e blu që ka nisur pranë 6 komisariateve një javë më pare.
Janë 11 mijë policë dhe drejtues që do të duhet ti nënshtrohen analizës së drogës. Pas Tiranës mësohet se verifikimi do të vazhdojë edhe në rrethe, duke nisur fillimisht në bazë të riskut.
Urdhri i brendshëm i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano është lëshuar më 22 nëntor ku ai paralajmëroi testin periodik të drogës për të gjithë punonjësit e policisë.
Testi i drogës për punonjësit e policisë është një sfidë për edhe për politikanët. Në fund të fundit, një kryeministër, ministër, deputet, kryebashkiak apo drejtor i droguar, sjell pasoja më të rënda se sa një polic.
Klasa politike refuzon prej vitesh të bëjë testin e drogës.