Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu, rrufe, erë të fortë në zona të caktuara si edhe temperatura të ulta. Gjatë ditë dhe mbrëmjes së djeshme pati një përkeqësim të motit me reshje të dendura në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Situata duket më e stabilizuar sot, ndërsa më e keqja pritet gjatë mbrëmjes së nesërme si edhe mëngjesin e së hënës ku reshjet e dendura dhe rrufetë do të përfshijnë thuajse të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe zonat bregdetare të Jonit.