Prapaskena

Gjykata e Posaçme lë në burg pedagogun e Akademisë së Sigurisë dhe policin që donte të bëhej “Nënkomisar” për 4,000 euro

Publikuar: 04/12/2021

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lë në burg pedagogun e Akademisë së Sigurisë dhe një efektiv që donte të merrte Gradën “Nënkomisar” me rryshfet. Prapa hekurave do qëndrojnë pedagogu Qetësor Gurra dhe polici Dritan Lelaj.

Qetësor Gurra, akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”; – Është dhënë “Arrest në burg”.
Dritan Lelaj, akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, – Është dhënë “Arrest në burg”.
Sipas SPAK, efektivi i Policisë i ka dhënë 4,000 euro pedagogut Qetësor Gurra që ky i fundit të ndikonte te persona të tjerë për t’i dhënë atij Gradën “Nënkomisar”.

“Shtetasi Dritan Lelaj ka ofruar/premtuar një vlerë monetare në shumën 4.000 euro që përbëjnë përfitim të parregullt, në kuadër të proçedurës së provimit në Akademinë e Sigurisë Tiranë, si dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara në procesin e provimit.

Ndërsa shtetasi Qetësor Gurra dyshohet se ka kërkuar/pranuar përfitim të parregullt për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjës shtetërorë për të favorizuar shtetasin Dritan Lelaj në lidhje me provimin, për fitimin e gradës “Nënkomisar”, të zhvilluar në datën 27.10.2021 në ambjentet e Akademisë së Sigurisë”, njofton SPAK.



Më të lexuarat