Prapaskena

Drejtoresha e gjinekologjikut Eliona Demaliaj ndan 2 milionë USD me bosin e prostitucionit për larjen e çarçafëve

Publikuar: 04/12/2021

Pavarësisht denoncimeve sistematike mediatike dhe në kushtet e mosveprimit të SPAK për të zbatuar ligjin e anti-mafia, bosi i drogës dhe i prostitucionit në Itali, Lefter Lamaj, i dënuar me 11 vite burg, vijon të përlajë miliarda lekë nga buxheti i shëndetësisë, përmes një kompanie, të cilën e ka kaluar në emrin e bashkëshortes së tij pa letra, Kristinka Leka.

Prapaskena mëson se protagoniste e skandalit të radhës është drejtoresha e Spitalit Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldine”, Eliona Demaliaj, e cila ka firmosur tenderin e fundit me flamur të kuq për kompaninë Devis shpk, pas të cilës fshihet shefi i prostitucionit në Itali, Lefter Lamaj.

Në 22 nëntor të 2021, Eliona Demaliaj ka firmosur finalizimin e shpalljes fituese të kompanisë Devis shpk (me nipt K31420012M),  për tenderin me vlerë rreth 2 milionë USD, për shërbimin e larjeve të çarçafëve të Spitalit Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldine”. Nuk e dimë se sa para ka marrë Eliona Demaliaj për të firmosur apo se tek cili zyrtar kanë shkuar 20-30 % të vlerës së tenderit, por ka disa arsye se për kjo procedurë duhet të kthehet në një dosje nga SPAK.

Së pari, ka dyshime të forta se tenderi është i paracaktuar për kompaninë e bosit të drogës dhe prostitucionit. Për të arritur këtë qëllim, janë përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, me ofertomë të ulëta, duke lënë në garë vetëm kompaninë Devis shpk.

Së dyti, edhe pse tenderi është i një vlere të madhe dhe shërbimi do të ofrohet për 4 vite në formë koncesioni, vlera mes fondit limit dhe ofertës fituese është qesharake. Fondi limit është

199,936,050 lekë, ndërsa oferta fituese është 199,596,600 lekë, një fakt ky që krijon dyshime të forta për klientelizëm.

Së treti dhe më e rëndësishmja, kompania që ka fituar tenderin duhet të jetë objekt i SPAK dhe i veprimit të ligjit anti-mafia. Duhet e habitshme se si deri më sot, Lefter Lamaj, një bos i njohur dhe i dënuar për aktivitet kriminal, nuk i është nënshtruar ende zbatimit të ligjit anti-mafia, për t’i sekuestruar pasuritë që ka kaluar në emrin të afërmeve, përfshirë edhe kompaninë Devis shpk. Kjo kompani ka marrè deri më tani mbi 15 miliardë lekë tendera në shëndetësi.

Ligji shqiptar ndalon të skeduarit dhe të dënuarit si bosë droge dhe krimi të marrin pjesë në tendera, ankande publike dhe në çdo proces për të përfituar para apo pasuri publike. Por, Lefter Lamaj ka bërë disa lëvizje, për t’i shpëtuar konfliktit të drejtpërdrejtë me ligjin dhe për të kamufluar pastrimin e parave të pista.

Lamaj kaloi kompaninë ‘Devis’ shpk në emër të gruas së tij (jo me letra) Kristinka Leka, duke i shitur aksionet për gjoja 80 milionë lekë. Pas aktivitetit kriminal si një nga shefat e drogës dhe prostitucionit në Itali, Lefter Lamaj, në vitin 2004, themeloi kompaninë ‘Devis’, me objekt shërbim lavanderie dhe pastrim kimik.

Pas identifikimit si bos droge në Itali, Lamaj, në janar të vitit 2008, ia kaloi kompaninë gruas së tij, Kristina Leka. Sipas kontratës, Leka do ia jepte 80 milionë lekë Lamajt jashtë zyrës noteriale.

SPAK mund të hetojë Kristinka Lekën se nga i gjeti 80 milionë lekë për t’i ‘blerë’ kompaninë burrit të saj, por duhet të hetojë gjithashtu Lamaj se nga i mori paratë për kapitalin e kompanisë, që në fakt janë para droge, dhe a është kompania Devis shpk derivat i mafies italiane.



Më të lexuarat