Prapaskena

Aksident në Vlorë, makina përplas të 10 vjeçarin, niset me urgjencë në spital

Publikuar: 04/12/2021

Në aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një 10 vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga makina.

Policia bën me dije se .M.,21 vjeç, duke drejtuar automjetin e markës tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin e mitur D.M.,10 vjeç.

Mësohet se i mituri është nisur me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 04.12.2021,rreth orës 17:10,në aksin rrugor ” Rruga e Çipajve”, shtetasi R.M.,21 vjeç, duke drejtuar automjetin e markës tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin e mitur D.M.,10 vjeç.”- njofton policia e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes



Më të lexuarat