Prapaskena

Korçë, fshati Panarit prej 5 ditësh pa drita! Bora e dendur ka dëmtuar rrjetin e shpërndarjes

Publikuar: 03/12/2021

Fshati Panarit prej ditës së hënë pa energji elektrike. Për shkak të borës së dendur, disa nga pemët janë rrëzuar duke këputur telat e energjisë, po ashtu duke rrëzuar edhe shtyllat.

Banorët thonë se punonjësit e OSHEE janë duke punuar por është e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit dhe dendësisë së borës.

Panariti vijon të mbetet i izoluar prej 5 ditësh, dhe pa energji elektrike



Më të lexuarat