Një lajm që ka ‘tronditur’ së fundi mediat, ka qënë pikërisht ikja e papritur e drejtorit të Top Medias Z. Ben Blushi.
Asnjë nga punonjësit nuk e ka nuhatur këtë ikje, pasi ky ka qënë një vendim i prerë i Znj. Vjollca Hoxha. Sipas burimeve të brendshme, Blushi nuk ka dhënë asnjë kontribut në realizimin e super produksionit BBV, madje e ka parë si një rival që ka zbehur produksionin e krijuar prej tij: ‘Përputhen’.
Burimet e fundit thonë se ky format do të zhduket nga trasmetimi i Top Channel, ku autore nuk do të jetë më Olsa Muhameti por dikush tjetër do ta sjellë të riformatuar.
Trashëgimtaret e familjes Hoxha do të marrim vendime të rëndësishme në reformimin e Top Channel. Një tjetër emision që mendohet të ndryshojë është pikërisht edhe emisioni i pasdites nën drejtimin e Bieta Sulos. Flitet që ky format do të jetë në trasmetim por jo më nën drejtimin e Bieta Sulos. Nuk dihen ende emrat konkretë se kush do ta zëvendësojë. Mesa duket qejfmbetjet e hershme me Alban Dudushin ende nuk janë shuar