Prapaskena

Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, arrestohet autori i dyshuar (EMRI)

Publikuar: 02/12/2021

Arrestohet shtetasi Kristjan Kelmendi, 20 vjeç, i dyshuar per vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.

20-vjeçari dyshohet se ka shenja baruti ne duar dhe gjithashtu dyshohet per nje borxh te pashlyer te ish-deputetit ndaj te riut per nje apartament. Policia dhe prokuroria vijojne hetimet.

Kush është Kristjan Kelmedi

Kristin Kelmendi është djali i Aleksandër Kelemendi, person me precedente penale dhe që kohët e fundit ka qëndruar jashtë shtetit.

Kristiani, besohet se ka vrarë Pashko Ujkën, për disa borxhe financiare që Pashko ia ka marë babait të tij, Aleksandërit dhe nuk ja kishte kthyer ende.

E.M është personi tjetër i shoqëruar që dyshohet se ka ndihmuar Kristian Kelmendin të largohet nga zona e krimit.

Ish-deputeti u vra dy ditë më parë në Shkodër, në sy të bashkëshortes.
Ai ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të marra.



Më të lexuarat