Një megaoperacion anti-drogë është zhvilluar ditën e sotme nga autoritetet italiane, ku kanë rënë në pranga 16 persona.
Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga kanë rënë tre shqiptare, shtetas malazezë dhe italianë.
Policia ka sekuestruar në total 430 kg kanabis, drogë e dyshuar që vinte nga Shqipëria dhe e trafikonin më pas në qytetet e Pilias dhe Kalabrisë në Siçili.
Shqiptarët e arrestuar janë Eriseld, Ledi dhe Emiljano Hoxhaji, ndërsa kreu i kësaj organizate krriminalee dyshohet se është shtetasi italian Rosario Amico.
Vijojnë ende hetimet pasi dyshohet se ky grup ka lidhje me grupin që ishte arrestuar një muaj më parë, ku ranë në pranga 12 persona.