Prapaskena

Shkodër/ Kush e vrau Pashko Ujkën? Grupi hetimor kthehet në vendin e atentatit

Publikuar: 30/11/2021

Ende nuk ka një autor për atentatin e ndodhur mbrëmë në Shkodër, ku mbeti i vrarë ish deputeti Pashko Ujka.

Policia ka marrë në pyetje disa persona si dëshmitarë të ngjarjes por nuk ka ende të ndaluar. Pashko Ujka i cili ka mbajtur dhe postin e kryetarit të komunës Velipojë u ekzekutua mbrëmjen e 29 nëntorit 2021. Autori ende i paidentifikuar ka qëlluar me silenciator në një lulishte afër Kishës Ortodokse në Shkodër.

Një nga pistat e hetimit është dhe detyra që viktima ka kryer si kryetar i Komunës Velipojë ndërkohë familjarët kanë mohuar se është sulmuar më herët dhe që ka pasur borxhe.

Mësohet se paraditen e sotme grupi hetimor është rikthyer në vendin ku ndodhi atentati për të gjetur ndonjë provë që mund të çojë në zbulimin e autorit/ve të atentatit.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë përreth dhe pamjet e tyre do verifikohen.

Në vitin 2005 Pashko Ujka është zgjedhur deputet me aleancën demokratike ndërsa në 2007 ka kaluar me Partinë Demokristiane.

Në vitet 2008-2009 ai ka qenë pjesë e grupit parlamentar të PD. Në vitin 2016, Pashko Ujka ka kërkuar në Gjykatën Administrative shfuqizimin e dënimit të vendosur ndaj tij me gjobë nga Inspektoriati Shteteror i Mjedisit Pyjeve dhe Ujërave, Dega Rajonale Shkodër, por kjo kërkesë e tij është hedhur poshtë nga togat e zeza.

 



Më të lexuarat