Ka ndërruar jetë në spital ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashkë Ujka. Ujka ka pësuar një atak kardiak gjatë operacionit. Mësohet se momentin e ngjarjes ka qenë bashkë më bashkëshorten e cila nuk ka dëgjuar asgjë vetëm kur pa të shtrirë në tokë bashkëshortin e saj.
Dy pistat kryesore të policisë janë për shkak të detyrës së tij si ish-kryekomunar dhe për shkak të disa borxheve që ia ka pasur gjatë viteve.
Burime bëjnë me dije se ndaj Ujkës ka pasur tre atentate, një herë kanë qëlluar në ajër pranë banesës së tij dhe 2 herë të tjera ka pasur sulme fizike.