Prapaskena

Stuhi ere dhe reshje të dendura shiu/ OSHEE: Disa zona pa energji elektrike

Publikuar: 28/11/2021

OSHEE ka njoftuar se si pasojë e motit të keq, me stuhi ere dhe reshje shiu intensive, janë shfaqur defekte në rrjetin e shpërndarjes në qytetin e Tiranës.

OSHEE teksa tregon zonat problematike që kanë mbetur pa energji elektrike, thekson se po vijon puna për riparimin sa më shpejt të defektit dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

“Si pasojë e motit të keq, me stuhi ere dhe reshje shiu intensive, janë shfaqur defekte në rrjetin e shpërndarjes në qytetin e Tiranës. Konkretisht:

Fideri C6 Nst/Traktora, zona pa energji tek Tregu Elektrik, rruga “Zonja Curre”, Zona e “Ali Demit”

Fideri c4 Nst./Traktora zona pa energji tek Porcelanin i Vjetër

Fideri F18 Nst./Kashar zona pa energji Unaza Re, zona pranë Yzberishtit.

Grupet e OSSH #Tiranë janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejt të defektit dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët”, thuhet në njoftimin zyrtar të OSHEE.



Më të lexuarat