Prapaskena

Makina përplaset me pemën, humb jetën 20-vjeçari shqiptar në Itali, plagosen rëndë 4 miqtë e tij

Publikuar: 28/11/2021

Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në Itali, ku një 20 vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur në një aksident automobilistik.

Mediat italiane bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur dhe 4 miqtë e tij kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë.

Sipas mediave italiane aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku mjeti tip ‘Fiat 500 L ‘humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë, ku si pasojë ka humbur 20-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilir nuk bëhet i ditur.

Policia raporton se në makinë ishin 5 persona, dy vajza dhe tre djem. Ata ishin me origjinë shqiptare, italiane, marokenë dhe kroate.

Në makinë raportohet se përveç viktimës në makinë ishte edhe një shqiptar 18-vjeç, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa policia po merret me hetimin e rastit



Më të lexuarat