Prapaskena

Grabitet një banesë në Tepelenë, autorët trokasin në derë dhe prezantohen si Policia e Shtetit

Publikuar: 28/11/2021

Një familje në Tepelenë ka rënë pre e grabitjes.

Burime bëjnë me dije se në banesën e Alim Muhos në fshatin Luzat kanë hyrë tre persona, të cilët janë prezantuar si Policia e Shtetit dhe i kane vjedhur 2 milionë leke të vjetra.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 të mesnatës. Grabitësit kanë hyrë nga dera duke trokitur dhe u janë prezantuar si efektivë.

Policia po shoqëron disa persona banues ne këtë fshat për zbardhjen e plotë.



Më të lexuarat