Prapaskena

Braktisi 2 fëmijët për të shkuar te i dashuri, gjendet 26-vjeçarja nga Durrësi që u denoncua e zhdukur nga vëllai: Kot doli në televizor! Fillon procedimi penal

Publikuar: 28/11/2021

Një grua e re e quajtur Aureta Çauli u denoncua e zhdukur prej 7 ditësh në Durrës nga vëllai i saj, i cili i shqetësuar tha për mediat gjithashtu se dyshonte se ishte rrëmbyer.

Por sot raportohet se 26-vjeçarja është gjetur në Elbasan. Ajo kishte ikur me të dashurin që ishte kthyer nga Italia, me të cilin ishte njohur nëpërmjet “Facebook”-ut. Dhe nuk i kishte treguar se kishte 2 fëmijë dhe ishte e divorcuar.

“Nuk i kam thënë të dashurit që isha në proces divorci dhe kisha dy fëmijë, as familjes së tij. Ata më kanë pritur shumë mirë. Do ia tregoja në një tjetër moment. Vëllai s’kishte pse dilte në televizor. Unë me të s’kam pasur marrëdhënie të mira. Unë ika vetë, nuk me rrëmbyen. Do shkoj prapë tek i fejuari në Labinot Katund. E dashuroj dhe nuk dua të ndahem prej tij”, ka thënë para policisë ajo. 
Mësohet se vendndodhja e 26-vjeçares është zbuluar pas përgjimit të celularit. Në momentet kur Çauli aktivizonte celularin, specialistët kanë bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes.



Më të lexuarat