Ilir Beqaj është emëruar në krye të Agjencisë së Donatorëve.
Kryeministri Edi Rama i pyetur se përse vendosi që t’i besojë Ilir Beqajt këtë post, pasi ky i fundit është nën hetim nga SPAK për abuzim me tenderat në kohën kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë, u shpreh se vlerëson aftësitë e tij.
Rama u shpreh se ai nuk është i akuzuar sot që flasim, ndërkohë që shton se ai është në gjendje që të drejtojë më së miri agjensisë që është krijuar.
“Ka një hetim për çështje të periudhës kur ai ka qenë ministër dhe ai nuk është i akuzuar sot që flasim. Ai është një njeri që unë e vlerësoj shumë për aftësinë e tij dhe besoj që duke pas drejtuar një ministri apo ISSH-në, është në gjendje të drejtojë më së miri këtë agjenci që ne kemi krijuar”, tha Rama.