Protesta para Kuvendit, fermeri ankohet: Serbia e ka mbushur vendin me qumësht

Pa Kategori

Publikuar: 25/11/2021

Protesta para Kuvendit, fermeri ankohet: Serbia e ka mbushur vendin me qumësht

Një prej fermerëve është ankuar para mediave për kushtet me të cilat punojnë, duke theksuar se në vendin tonë dominojnë produktet nga Serbia. Gjatë prononcimit të tyre, ata thanë se pas 1 janarit 2022 me “Open Ballkan” situata do të jetë më keq për ta.

“Serbia e ka mbushur vendin me qumësht. Po e sjell tani, imagjoni me “Open Ballkan” ça do bëhet. Subvensjonimi nuk është real. Kërkojmë të jemi në kushte të barabarta me Ballkanin, jo me Europën, me Ballkanin,”-tha një prej fermerëve.