Prapaskena

‘Një nga krerët e degëve më tha ‘ç’punë kemi me SHBA”/ Basha: I them ‘o idiot’…

Publikuar: 25/11/2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk është përmbajtur në komentet e thëna ndaj “anti-amerikanëve”.

Gjatë diskutimeve në emisionin “Open”, Basha tha se njëri prej krerët e degëve e kishte pyetur se përse duhet të dëgjonin Amerikën në lidhje me shpalljen “non grata” nga DASH, ndërsa numri një i maxhorancës, duket se “lëshoi gojën” duke përmendur dhe ofendime.

Nuk mund të pretendosh as ti dhe asnjë shqiptar tjetër me pak mend në kokë, ose siç ma tha një nga kryetarët e degëve, kur më thonë po ç’punë keni me Amerikën, unë i them: O Idiot! Dhe mendoj që është e duhura, o idiot, si ç’punë ke me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po mos të ishte për SHBA-të, po mos të ishte për mbështetjen e tyre, Zoti e dinte se sa do zgjaste komunizmi. Po mos të ishte për SHBA-të, nuk do e kishim Kosovën as të lirë as të pavarur. As Shqipërinë në NATO, që deri në atë moment kërcënohej nga Jugu në Veri, sa herë që këtu kishte destabilitetin më të vogël politik, futeshin trupat fqinjë. Mos të flasim për themelimin e shtetit. Pra, mos të bëjmë këtu ne si murgj të izoluar në manastir dhe nuk e dimë ne peshën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 30 vite pluralizëm dhe në 100 e ca vite ekzistencë të shtetit shqiptarë dhe Kombit shqiptarë, përfshirë shtetin e Kosovës,”-tha Basha.

 



Më të lexuarat