Filloreta Raçi, e njohur si Fifi ka zgjedhur që të ndërpresë në mes eksperiencën e saj në Big Brother.
Mes lotësh, ajo ka thënë se ka vendosur që të largohet nga shtëpia, për t’i kujdesur për veten dhe shëndetin e saj mendor.
“Banorë unë kam vendosur të largohem nga shtëpia e Big Brother sot, kam nevojë të merrem me veten time. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë, s’kam mundësinë të flas atë që mendoj tani. Kam nevojë të dal jashtë, të merrem me veten (qan). Kjo gjë nuk po më bën mirë. Dua të dal me dinjitet. Po ju ikën një banore shumë e fortë e shtëpisë. Juve që jeni të fortë, po ua bëj rrugën më të lehtë”,tha Fifi.