Kryedemokrati Basha u shpreh mbrëmjen e sotme se nuk i ndjek takimet e Berishës me demokratët në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Ai thae se Foltoret e Berishës kanë degraduar dhe nuk janë asgjë tjetër veçse humbje kohe.
Sipas Bashës, betejën ish-kryeministri nuk e ka me të, por po përpiqet të heqë mendjen e publikut nga fakti se Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur ‘non grata’.
“Nuk e ndjek “Foltoren” se është humbje kohe. Është dizejnuar si humbje kohe. Degjenerim. Foltorja dhe procesi i nisur nga Berisha ka degraduar në një proces të personlizimit të aksionit opozitar. Beteja nuk ështe mes meje dhe tij. Ai ka shpikur një betejë për të shmangur vendimin. Nuk e vendos Sali Berisha se kur do të mbahet Kuvendi. PD nuk është një organizëm pa rregulla apo shpikje. PD nuk ka pasur në plan për të bërë një Kuvend pas 6 muajsh kur është mbledhur. 18 dhjetori është përgjigja e PD-së ndaj demokratëve qoftë edhe 5 prej tyre. Vendi ku do të behet dialog. Ku e dimë ne se sa firma janë mbledhur. PD nuk është kasafortë. Jam habitur qe Edi Paloka kishte kasafortë,”-tha në fjalën e tij Basha.