Prapaskena

Basha: Berisha ma ka thënë në sy, para vetes nuk vë as PD dhe as demokratët

Publikuar: 25/11/2021

Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar bisedat që ka pasur me liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur shpalljen e tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në fjalën e tij gjatë emisionit “Open”, Basha tha se Berisha i ka bërë me dije se do të bënte gjithçka pa menduar për pasojat që do t’u shkaktonte demokratev dhe PD-së. Ndërsa Basha që në atë moment, e ka paralajmëruar se në këtë pikë do të kishte një përplasje me të.

Unë di që kam vendosur që të mos pështyj në 16 vite bashkëpunim me Sali Berishën. Këto janë fakte. Unë i kam qëndruar fjalëve të mia. Unë jam konseguent. Përgjegjësia ime kryesore është jo t’i fshihet vendimeve të vështira. E kam kalkuluar shumë mirë sepse ma ka thënë në sy dhe unë ia kam thënë. Ma ka thënë në sy që para vetes nuk vë as PD dhe as demokratët. Ma ka thënë që në ditën e parë kur kemi nisur diskutimet lidhur me këtë çështje. Berisha njihet për emocionalitetin dhe energjinë e tij, nuk kthehet edhe kur e ka gabim. Kur ai ka qenë kryetar.një nga vlerat që kanë shtuar ka qenë racionaliteti me kriza. Kur u përballëm me “non gratën” i kam thënë të mos futemi në konspiracione. Mos të gënjejmë veten tonë. Të shikojmë çfarë mund të arrijmë për shqetësimet e tuaj. Ky ka qenë debati për 2 muaj e gjysmë. Dinjiteti, kam besuar se nuk zerohen arritjet e Sali Berishës. Qëndrimi i tij ka qenë konstant, nuk vë njeri as PD-në para vetes time. E i kam thënë që këtu do të kemi pikë përplasjeje. Unë i kam thënë që do të duhet të marrë vendimet e mia si kryetar i Partisë Demokratike. Zotëri më ka thënë ti merr vendimet e tua, unë marr vendimet e mia,”-tha ndër të tjera Basha.

 



Më të lexuarat