Shtyhet për në 3 dhjetor gjyqi për Emiljano Shullazin, Gilmano Danin, kushëririn Blerim Shullazi dhe nipin Endrit Zela. Seanca do të mbahet në 13:00.
Vendimi u mor sot nga Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pasi shqyrtoi ankimin e Prokurorit dhe të pandehurve.
Seanca e sotme zgjati përreth 10 orë, pa praninë e të pandehurve dhe avokatëve.
Vendimi në shkallë të parë për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë është dhënë më 13 Tetor të 2018. Ata u dënuan në total me 55 vite burg për gjobëvënie dhe grup të strukturuar kriminal.
Emiljano Shullazi është i izoluar në regjimin e posaçëm 41 bis dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë nga seancat në Apel.