Prapaskena

Muzhaqi gjen kohën pas 8 ditësh: I uroj ngushëllime familjes së Mateos, më rreh zemra fort!

Publikuar: 24/11/2021

Duket se tashmë ministrja e Rinës, Bora Muzhaqi e ka gjetur kohën ka komentuar ngjarjen e rëndë të vrasjes së 8-vjeçarit në Fier.

Ajo nga Korça tha se i shpreh ngushëllimet e saj familjes së vogëlushit dhe theksoi se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin.

Muzhaqi shtoi se sa u takon politikave që duhen bërë për këtë fushë, është ndoshta jo momenti i duhur për të folur dhe uroi që ngjarje të tilla mos të ndodhin më.

Muzhaqi: Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin.

Përsa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur, kjo s’do te thotë se s’po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri



Më të lexuarat