Prapaskena

Meta: Shqipëria duhet të heqë dorë nga “kujdestaria” e Kosovës, mbetem kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan!

Publikuar: 24/11/2021

Presidenti i vendit Ilir Meta  në një interviste për televizionin kosovar, gjatë vizitës zyrtare atje, ka folur për  raportet e Kosovës dhe Shqipërisë,  si dhe për “Ballkanin e Hapur.”

Meta u shpreh se Shqipëria duhet të heqë dorë nga arroganca për t’u bërë kujdestare e Kosovës, duke shtuar se vendi ynë duhet të nxisë bashkëpunimin me vendi fqinj. Më tej ai shtoi se është dhe do të mbetet kundër idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Pjesë nga intervista e Metës:

Shqiperia per fat te keq eshte vite larg Kosoves sa i perket procesit te administrimit te zgjedhjeve, sundimit te ligjit dhe ritmit te zhvillimit ekonomik. Ne kete aspekt Shqiperia nuk mund t’i jape leksione Kosoves.Sikundër Shqipëria duhet të heq dorë nga arroganca për t’u bërë kujdestar i Kosovës, dhe këtu përjashtoj Presidentin e Republikes. Shqiperia ka të drejte që të nxisë bashkëpunimin me Kosovën dhe jo të jetë arrogante me të.Nuk jam politikan i retorikes por i vendimeve dhe akteve te forta. Kam qene, jam dhe do te mbetem kundershtar i vendosur i ndryshimit te kufijve ne Ballkan.

Per fat te keq legjitimitetin e shtetit të Kosovës me shumë e kemi vene ne shqiptarët në pikëpyetje, sesa ndërkombëtaret. Fakti që Kosova ka njohje nga vendet më të mëdha të botës dhe nga Amerika, si dhe thirrja e Presidentit Bush që paralajmëroj njohjen e shtetit të Kosovës që nga Tirana, ishte sinjal që ne jemi vende që duam rrugën europiane.Kur Kryeministri i Shqipërisë shprehet se në të ardhmen do kemi një President të përbashkët a e ndihmon një deklarate e tillë shtetin e Kosovës kur kjo bëhet nga një Kryeministër shqiptar!

Të kesh një Kryeministër do të thotë të jesh një shtet, siç është dhe iniciativa e pa nevojshme Ballkani i Hapur dhe është në dëmtimin e shteti të Kosovës, dhe kjo iniciativë është jashtë bashkëpunimit me Bashkimin Europian. Ne si Shqipëri nuk duhet t’ia bëjmë të vështirë rrugën Kosovës drejt proceseve integruese. Ndaj cdo pengese artificiale që vjen nga individ të caktuar ne nuk duhet t’i mbështesim. Ne duhet ti qëndrojmë besnik Bashkimit Europian dhe të mos shmangemi nga kjo, nëse ne i shmangemi Bashkimit Europian do minojmë demokracinë. Kjo është e vetmja rrugë që ndihmon vendin tonë dhe rajonin.



Më të lexuarat