Lule dhe lot, trishtimi i mësueses që humbi nxënësit në tragjedi: Do ecim përpara

Pa Kategori

Publikuar: 24/11/2021

Lule dhe lot, trishtimi i mësueses që humbi nxënësit në tragjedi: Do ecim përpara

Mes viktimave nga tragjedia e djeshme shqiptare në Bullgari kishte edhe fëmijë, që ishin duke u kthyer nga Turqia. 11 janë fëmijë që vdiqën.

Familjarët dhe miqtë e fëmijëve të vrarë në aksidentin e Strumës vendosën lule në oborrin e shkollës në Maqedoni, ku studionin pesë prej tyre.

Nxënësit udhëtuan me nënat e tyre. Dy nëna dhe gjashtë fëmijë, pesë prej të cilëve studiojnë me ne”, shpjegoi një mësuese i shkollës.

Viktimat e aksidentit janë të moshave të ndryshme, një djalë 12-vjeç, një vajzë 14-vjeçe, dy nxënës në klasën e 9-të dhe një në klasën e dytë.

Ne do të ecim përpara, por është e vështirë për ne. Nxënësit e klasës sime janë shumë të trishtuar”, shpjegoi mësuesja e klasës.

Nga aksidenti tragjik në Bullgari ndërruan jetë 46 shqiptarë nga Maqedonia dhe 7 të tjerë janë të lënduar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ata arritën të shpëtonin, pasi thyen xhamat dhe u hodhën nga autobusi që shpërtheu në flakë