Prapaskena

Vetëvrasja e 13-vjeçarit, Kushi: Përgjegjësi nga institucionet dhe shoqëria

Publikuar: 22/11/2021

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi deklaroi pas vetëvrasjes së një 13-vjeçari në Lushnje u shpreh se prindërit kanë përgjegjësi për qëndrimin e pakontrolluar të fëmijëve të tyre në rrjetet sociale.

Fëmijët rrinë për një kohë të gjatë dhe aksesojnë në burime të pakontrolluara informacionin. Kjo influencon sjelljen e tyre. Rasti i 13-vjeçarit në Lushnje akoma nuk është vërtetuar, por dyshimet janë për shkak të angazhimit të tij të madh në rrjete sociale. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, e gjithë shoqërisë. Ne si institucione arsimore padyshim që kemi përgjegjësi shumë të lartë në mirë informimin e tyre nga rreziku që mund t’i vijnë nga përdorimi i tepruar i teknologjisë, por kjo është një detyrë që ne duhet ta bëjmë të gjithë së bashku, padyshim edhe familja dhe gjithë shoqëria. Jemi dëshmitarë të rasteve kur prindërit i lejojnë fëmijët që të rrinë me orë të gjata dhe as nuk i kontrollojnë se çfarë informacionesh marrin, ku aksesojnë”, u shpreh ministrja Kushi.

Një adoloshent 13-vjeçar u gjet i vetëvarur nga prindërit e tij në fshatin Golem të Lushnjes. Shokët e tij treguan për mediat se ai publikonte video të ndryshme me sfida në aplikacionin “Tik Tok”.

 



Më të lexuarat