Ridvan Bode poezi prekëse për Olldashin: Mos qesh nga dhimbja që ndjej unë

Pa Kategori

Publikuar: 20/11/2021

Ridvan Bode poezi prekëse për Olldashin: Mos qesh nga dhimbja që ndjej unë

Ish ministri i Financave, Ridvan Bode, i ka kushtuar një poezi prekëse Sokol Olldashit, i cili humbi jetën në një aksident plot mistere, në 20 nëntor 2013.

Në makinë me Olldashin ka qenë gruaja e ish-ministrit të Partisë Socialiste, Ilirjan Celibashi, që është njëherësh dhe motra e kreut të Partisë Republikane, aleatit të Lulzim Bashës, Fatmir Mediu, Ardjana Mediu (Celibashi). Megjithatë, askush nuk flet për këtë të vërtetë.

Olldashi dhe Bode kanë qenë miq, pjesë e linjës kundër Bashës, i cili kishte mbështetjen e Familjes Berisha në atë kohë.

Poezia e Bodes 

Sokol!
Te te shikoja, desha sot,
Ne diten kur ti u nise,
Kur tines ike nga kjo bote,
Dhe boten qesendise.

Te te llafosja doja shume,
Por heshtja jote step
Kjo bote vec gryen si nje lume,
Ti bardhesisht je mbret.

Ndaj doren zgjata si gjithnji
Nen plisin qe di vec une,
Mora cigaren qe drodhe ti,
…dhe lotet rrodhen lume.

Mos qesh, mos shih me qesendi,
Nga dhimbja qe ndjej une,
Eshte mall, sa mall, o Perendi,
Qe plas, qe can dhe gure.