Seanca për gjyqtarin nga Vlora Sokol Ngresi mund të konsiderohen nga më të çuditshmet, që janë zhvilluar në Komisionin e Posaçëm të Apelimit (KPA). E habitshme se si 5 komisionerë përdorin lloji-lloji teknikash dhe shtigje, duke arritur të penetrojnë në vrimat dhe skutat më të errëta, të këtij sistemi drejtësie.
Gjyqtari i Apelit Vlorë, po thyen në “Vetting”, çdo trajektore duke arritur në finish me një shpejtësi dhe sukses ekskluziv, që askush nga kolegët e tij në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë, nuk kanë mundur dot ta realizojnë.
Kjo gijotinë e fortë dhe prerëse kokash të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Drejtësisë Shqiptare, është kthyer në një tullumbace me rastin e gjyqtarit Sokol Ngresi.
Rasti në fjalë tregon qartazi se sistemi i vettingut është i lidhur nga kunjuktura të qarta inetresash dhe politike, ku padyshim e ha ai që është më i dobëti. E ha ai, që nuk është pjesë e këtyre dy kunjukturave të mësipërme.
Dhe rasti në fjalë i Sokol Ngresit tregon më së miri se qeni qepën ta hajë, Ngresi do të shkojë se s’bën në organikën e Gjykatës së Lartë.
Kjo pasi çdo gjë u kuptua qartë kur dy ekspertë të institutit të Policisë Shkencore dolën në përfundimin se firmat për kontratën e porositjes së një apartamenti në “Lungo Mare” të Vlorës, ishin të Sokol Ngresit, por ato ishin kopjuar e stampuar në mënyrë artificiale mbi dokument.
Lidhur me aktin e ekspertimit të paraqitur në seancën e datës 8 nëntor 2021, eksperti Shefqet Xhemollari deklaroi ndër të tjera se deklarata për revokimin e kontratës dhe mandat pagesën e vitit 2015, kanë rezultuar të jenë të falsifikuara nëpërmjet kopjimit.
Sipas Xhemollarit, në këto dokumente janë evidentuar elemente të mjetit shkrues të mëparshme, si dhe elementë të falsifikimit duke përdorur laps plumbi.
Ndërkohë nga akti i ekspertimit të kryer nga ekspertë të pavarur dhe profesionistë në shtetin Italian, ka rezultuar se firmat e hedhura në dokumentin e kontratës së porosisë dhe kontratës së revokimit, janë autotentike, pa ndërhyrje dhe nuk është konstatuar asnjë laps plumbi.
I njëti rezultat del edhe nga eksperti privat shqiptar Sulo Hodo, i cili në datën 15 nëntor 2021 ka dalë në përfundimin se firmat e hedhura në mandate pagesa dhe kontratën e porosisë janë nënshkrime origjinale të gjyqtarit Sokol Ngresi.
Lind pyetja: Ku e gjetën ekspertët lapsin e plumbit? Mos vallë shpalosën talentin dhe e realizuan vetë atë ndërhyrje si profesionista që janë?
Apo mos vallë bindjen e Sokolit se Kadëna, ka vetëm një kontratë origjinale dhe atë të vetme që pati, ja sekuestroi pa dëshirën e tij, KPA-ja e besuan?
Sokol Ngresi kur depozitove kërkesën për vizë në Ambasadën Kanadeze, paraqite dhe këtë kontratë që sot nuk e pranon dhe e kundërshton kategorikisht si të vërtetë? I bie që Ambasadës Kandeze, kontratë të fallsifikuar i paske dërguar?
Por tashmë pritet që pas bëmave të bëra më aktin e ekspertimit përpara komisionerëve të KPA-së, ekspertët që përballen me prokurorinë e Posaçme SPAK, ku do u duhet të shpjegojnë te kontrata origjinale, dhe ku janë shenjat e lapsit të plumbit.
Kjo pasi pas seancës së Kolegjit të Posacëm të Apelimit, vetë biznesmeni, Flamur Kadëna, ka depozituar në SPAK, kallëzimin për dy ekspertët, pasi janë korruptuar për të nxjerrë një rezultat siç i levrdiste Sokolit dhe jo siç ishte e vërteta.
Tashmë KPA-ja e ka blinduar rastin e verifikimit të gjyqtarit, Sokol Ngresi, duke e projektuar atë, pikiatë drejt e në Gjykatën e Lartë.
Nëse KPA do ishte e paanshme do kryente një hetim ku mjafton ti kërkojë dosjen e aplikimit të Sokol Ngresit në Ambasadën Kanadeze dhe e vërteta do ishte aty. Por është qartazi e kuptueshme që mungon dëshira dhe vullneti që ky vend të eci para dhe e drejta të triumfojë.
Kjo u vërtetua edhe sot, kur denoncime skandaloze si ai zonjës Roza, ku Sokoli si kishte paguar sigurimet nuk ju duk me vend trupës gjykuese por dhe Komisionerit Publik, Florian Ballhysa të hetojnë. Kur për të njëjtat shkaqe subjekte të tjerë, gjyqtar apo prokuror janë shkarkuar me sukses nga detyra.
Nuk u gjet indicie as te denoncimi për të ndjerin E. Velçani, ku Sokoli dhe pse e kishte avokat personal por dhe familjar, ka shqyrtuar pafund çështje me të dhe s’ka dhënë dorëheqjen në asnjë çështje gjyqësore. Një nga shkeljet më flagrante të para në historinë e vettingut.
Për këto shkelje tashmë KPA-ja dhe Komisioneri Publik kanë ndryshuar qëndrim duke i quajtur si të ligjshme.