Prapaskena

Tiranë, përfshihet nga zjarri apartamenti në katin e gjashtë të një pallati, evakuohen banorët

Publikuar: 18/11/2021

Një apartament në katin e gjashtë të një pallati në kryeqytet është përfshirë nga zjarri mëngjesin e  sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:53 në rrugën “Teodor Keko”.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



Më të lexuarat