Vrasja horror e 8-vjeçarit/SHÇBA nis hetimet për policinë e Fierit

Pa Kategori

Publikuar: 17/11/2021

Vrasja horror e 8-vjeçarit/SHÇBA nis hetimet për policinë e Fierit

SHÇBA ka nisur hetimet për policinë e Fierit, pas ngjarjes horror të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Greçalli.

“Pas publikimit në media të disa deklaratave prej banorëve në fshatin Greçalli të Fierit në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit nga shtetasi i dyshuar, Klodian Çalamani, SHÇBA njofton se ka nisur procedurat hetimore mbi veprimet e Policisë Fier në lidhje me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes së datës 16.11.2021.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90”.