Një zjarr ka përfshirë katin e dytë të një pallati tek Fresku në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa sipas informacioneve të dhëna nga policia mësohet se si pasojë e flakëve ka pasur të lënduar. 3 banorë janë dërguar në spital për shkak të asfiksimit, mes tyre edhe një fëmijë.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërsa policia bëri të mundur evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.
“Me datë 17.11.2021, rreth orës 18:20 në rrugën “Fadil Deliu”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.