Mateo Vasiu sot mungon në shkollë. 8-vjeçari ditën e djeshme u rrembye dhe u vra nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, në fshatin Gallice në Fier.
Siç shihet në foton e mëposhtme banka e të miturit që ishte në klasën e tretë ka mbetur bosh, ndërsa sipër saj është vetëm një tufë trëndafilash të kuq.
Çalamani ndodhet në burg ndërsa familja e të voglit ka hapur dyert e mortit.
Ndërsa Kryeministri Rama në një konferencë për shtyp është shprehur se të jepet dënimi maksimal për autorin.