Ekskluzive / Fotoja e 3 anëtarëve të familjes shqiptare që humbën sot jetën në aksident në Greqi, detaje nga tragjedia

Pa Kategori

Publikuar: 15/11/2021

Ekskluzive / Fotoja e 3 anëtarëve të familjes shqiptare që humbën sot jetën në aksident në Greqi, detaje nga tragjedia

Prapaskena publiko foton e tre anëtarë të familjes shqiptare, të cilët ndërruar jetë sot si pasojë e një aksidenti automobilistik në Greqi.

Makina tip “Toyota” me të cilën po udhëtonin familja shqiptare është përplasur me një cisternë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vend, burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre  22 vjeçe.

Mësohet se i gjallë nga rrënojat e makinës është nxjerrë vetëm djali 17 vjeçar. Raportohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lamias.

Mediat greke kanë publikuar dhe pamjet nga aksidenti tragjik, ku shihet se makina e tyre është bërë coptuar. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po merret me hetimin e ngjarjes dhe rrethanat e aksidentit ku u mori jetën tre anëtarëve të familjes.

Tragjedi në Greqi, humbin jetën në aksident tre

Tragjedi në Greqi, humbin jetën në aksident tre