Rezart Taçi në kërkim; po shefat e tij Sali Berisha e Agron Kuliçaj?!

Pa Kategori

Publikuar: 13/11/2021

Rezart Taçi në kërkim; po shefat e tij Sali Berisha e Agron Kuliçaj?!

Ditën e premte, SPAK ka shpallur në kërkim biznesmenin Rezart Taçi, ndësa bashkëpuntorët e tij Bledar Lilo e Artur Balla janë prangosur, pas një hetimi ndërkombëtar për pastrim parash, nëpërmjet operacioneve tregtare fiktive me naftën.Në regjistrat e tatimeve, Rezart Taçi njihet si biznesmen karburantesh, që i ka shtetit 600 milionë Euro detyrime nga mashtrimi me evazion fiskal, detyrime energjie elektrike, ujë, taksa, paga dhe sigurime shoqërore të 1200 naftëtarëve etj.

Në regjistrat e drejtësisë, Rezart Taçi është skeduar penalisht për kontrabandë karburantesh dhe pastrim parash, i prangosur në Zvicër më 8 maj 2016, pas kallëzimit që firmat e huaja “Wallis Trading” dhe “Trafigura Beher”, kanë bërë ndaj tij për mashtrim e vjedhje në vlera të mëdha.

Ndërsa në botën e biznesit dhe në qarqet politiko-shtetërore, Rezart Taçi njihet si maska e familjes Berisha, në shit-blerjen e kompanisë shtetërore “ARMO”, me çmim sa të ardhurat e 1 viti dhe trasferimin e miliona Euro te kjo familje, me gjoja donacione e shërbime juridike.

I përmendëm këto fakte, si kujtesë për SPAK-un, i cili ka nxjerrë urdhër-arresti dhe ka shpallur në kërkim Rezart Taçin, por duhet nxjerrë një “copë letër penale” dhe për dy shefat e tij Sali Berisha e Agron Kuliçaj, të cilët e kanë maskë në këtë aktivitet kriminal.

Ish-kryeministri “non grata” Berisha, është bosi real i kontrabandës së naftës e pastrimit të parave, ndërsa ish-kryepolici Kuliçaj i skeduar në kabllogramet e SHBA është mbështetësi kriminal i aktivitetit të Rezart Taçit, qysh kur Berisha i dha ARMO-n e deri sot.

SPAK, duhet të bëjë edhe Sali Berishën e Agron Kuliçajn, pjesë të Procedimit Penal Nr. 211/2021 që ka nisur për Rezart Taçin, mbasi këta dy, prej 16 vitesh janë shefat e grupit shqiptar të kontrabandës e pastrimit të parave, fshehur pas Rezart Taçit e motrës së tij Anika Taçi.

Nëse në Itali, Rezart Taçi ka shef pastrimi parash e kontrabande, mafiozin 90-vjeçar Francesco Zummo; në Shqipëri ka shef të punëve të zeza kryemafiozin Sali Berisha, përfaqësuar nga kryetrafikanti dhe vrasësi me porosi, Agron Kuliciaj.

Po kujtojmë një fakt: Në muajin maj 2014, drejtësia zvicerane i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë, hetimin e aktivitetit tregtar, ekonomik e financiar të Rezart Taçit dhe sekuestrimin e llogarive bankare e pasurive të paluajtshme të tij, motrës e nipit.

Por kjo kërkesë, me ndërhyrje të Berishës te Adriatik Llalla dhe me heshtjen e Ramës, u zvarrit deri sa u pastruan provat, u tjetërsuan pasuritë e llogaritë bankare dhe u harrua, mbasi ra në dorë të gjyqtares Dhurata Balla (e hequr me veting), mamaja e nipit të Taçit, që u prangos të premten.

SPAK mund të vazhdojë ta kërkojë Rezart Taçin, ashtu siç është kërkuar edhe 2 herë të tjera nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, por nuk e “kanë gjetur” dhe i kanë pushuar çështjet, siç mund të ndodh edhe këtë herë.

Ndërsa shefat e tij Sali Berisha e Agron Kuliçaj, i gjen në apartamente luksoze në Tiranë, në vilat e Lalzit ose në Kuvend, ku njeri është deputet, ndërsa tjetri Sekretar i Grupit Parlament të PD.

Nëse hetimet për grupin “Taçi”, do lejohen të futen në kupolën politike, gjurmët do shkojnë te 3 deputetë të PD dhe 2 deputetë të PS, që janë pjesë e këtij grupi kontrabandistësh./Pamfleti