Martohet Paris Hilton, dasma do të zgjasë 3 ditë

Pa Kategori

Publikuar: 13/11/2021

Martohet Paris Hilton, dasma do të zgjasë 3 ditë

Paris Hilton ka thënë po në altar. Ylli televiziv është martuar me biznesmenin Carter Reum në Los Angeles në një ceremoni mahnitëse.

Ajo publikoi një foto në Instagramin e saj disa orë përpara ceremonisë me fustanin e nusërisë ku shkruan: Jeta ime e re fillon sot …11/11. E sapo martuar, përgjithmonë Paris Hilton Reum.

Mediat shkruajnë se Paris e zgjodhi fustanin e saj vetëm një natë para ceremonisë.

Reum ka qenë një mik i vjetër i familjes dhe ai e njihte Hilton 15 vite para se ata të lidheshin për herë të parë pasi u takuan në një festë në “Golden Globes” në Janar të vitit 2020.

Çifti u fejua në Shkurt të këtij viti ku ai i bëri një propozim romantik në një ishull privat, i rrethuar nga familjarët e tyre.

Dasma e tyre do të zgjasë tre net, filloi me një pritje në Bel-Air, pati një festë karnavalesh të premten në Santa Monica dhe do të ketë një mbrëmje zyrtare këtë të shtunë.