Humbja turpëruese ndaj Anglisë/ Astrit Hafizi: Anglia tregoi mëshirë për ne, nuk e di a e meritojmë vendin e tretë

Pa Kategori

Publikuar: 13/11/2021

Humbja turpëruese ndaj Anglisë/ Astrit Hafizi: Anglia tregoi mëshirë për ne, nuk e di a e meritojmë vendin e tretë

Ish trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi në përfundim të ndeshjes me Anglinë tha se kuqezinjtë duhet t’i gëzohen vendit të tretë, ndonëse pranoi se ka dyshime nëse e meritojmë apo jo atë pozicion.

“Nuk gjej fjalë për të analizuar këtë ndeshje. Unë nuk dua të bëj rolin e profetit, por le t’i gëzohemi vendit të tretë që kemi në grup, pasi ka shumë për të analizuar dhe shumë gjëra i kemi prekur edhe më herët.

Edhe për vendin e tretë kam dyshime a e meritojmë apo jo. Kemi mposhtur dy herë Hungarinë, por edhe ajo ka bërë paraqitje mjaft të mirë.

Ishte keqardhje të shikoje Anglinë në pjesën e dytë të tregonte mëshirë për ne. Kush e pa ndeshjen, e vuri re që ata toleruan shumë në pjesën e dytë dhe ne nuk jemi në gjendjen që të kemi nevojë për këtë sjellje të kundërshtarit”, tha ndër të tjera Astrit Hafizi.