Ekskluzive / Erigers Mihasi, njëri nga viktimat në Astir, mik i Elvis Martinajt,i arrestuar më parë për…

Pa Kategori

Publikuar: 13/11/2021

Ekskluzive / Erigers Mihasi, njëri nga viktimat në Astir, mik i Elvis Martinajt,i arrestuar më parë për…

Njëri nga viktimat e atentatit në Astir është Erigers Mihasi, mik i Elvis Martinajt, i arrestuar në janar të 2019 për ngjarjen e grabitjes se dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë.

Pas arrestimit, Mihasi është liruar nga qelia.
Për policinë kriminale, Mihasi, konsiderohet si i njohur i Ervis Martinajt.

Pas ngjarjes në lokal “Monopol” në 4 tetor 2019, policia shoqëroi dhe pyeti disa persona që njihen, si lidhje shoqërore e Ervis Martinaj.

Një ndër këta persona është dhe Erigers Mihasi, të cilit pasi i është marë deklarimi në polici, oficerët i kanë marë dhe shënjat e gishtave me qëllim krahasimin e tyre me gjurmët e gishtave që kishin fiksuar ekspertët brenda lokalit “Monopol”.

Asnjë nga këto gjurmë nuk doli që të kishte ngjashmëri me gjurmët krahasuese që i ishin marë Mihasit në Polici, duke përjashtuar Mihasin si të përfshirë në këtë ngjarje.

Por çuditërisht aparati identifikues i gjurmëve, skanoi një gjurmë gishti të njëjtë me atë të Erigers Mihasit,dhe kjo gjurmë e lidhte 30-vjeçarin me ngjarjen e ndodhur në mars 2015, në një fshat në Tepelenë, ku ishin grabitur me armë dy prindërit e Elton Çiços, Naim Çiço dhe bashkëshortja e këtij të fundit 60-vjeçare. Menjëherë pas këtij konstatimi është njoftuar prokuroria e Gjirokastrës e cila ka në hetim këtë çështje për akuzën e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa lejë” “Plagosje me dashje”.