Prapaskena

“Kryetari” dhe “Traktori”, dy vëllezërit Marku që trafikuan mbi 200 mln euro kokainë

Publikuar: 11/11/2021

Një prej grupeve më të fuqishme të federuar në kartel është ai i vëllezërve Gerti dhe Edmond Marku, të njohur respektivisht me nofkat “kryetari” dhe “traktori”. Gerti Marku, për herë të parë në Itali është arrestuar në vitin 2008 për grabitje. Në vitin 2014 vëllezërit Marku u arrestuan si kokat e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike.

Në periudhën 2014-2017 ata kanë qarkulluar një sasi droge me vlerë 210 milionë euro. Kjo përllogaritje e prokurorisë së Firences është bërë duke iu referuar një episodi kur atyre iu sekuestruan në Holandë 1.4 milionë euro brenda një dite në Gusht të vitit 2016. Kjo sasi kaq e madhe parash, ishte vetëm e xhiros së asaj dite.

Pjesë e kartelit ishin edhe disa grupime që nuk janë identifikuar përpos 5 viteve hetime. Disa drejtues njihen veç me nofkat që kishin në komunikimet e koduara. Dy personazhe janë identifikuar si “Gimi” dhe ‘Reti’. Aktiviteti kompleks i përgjimit telematik të mesazheve të kriptuara që trafikantët përdornin përmes platformave ‘SKYECC’ dhe ‘ENCROCHAT’ dhe analiza e trafikimit telefonik dhe telematik ka nxjerrë në pah kompleksitetin e organizatës, strukturën e kartelit dhe përhapjen e rrjetit në shpërndarjen e drogës”.

“Kanë disa pajisje dhe softuerë që duke qenë se kanë server të izoluar diku, vetëm që kompania e merr përsipër këtë shërbime di, është grup i kufizuar që përdor mesazhet, shkatërrohen në moment. Gjejnë kompani që e ofrojnë këtë shëribm dhe kjo ka vështirësuar luftën e organeve ligjzbatuese” u shpreh eksperti i sigurisë Fabian Zhilla.

“Tregu që vete te konsumatori, ai shpërndarësi vogël edhe kjo është sofistikuar, po përdoren portalet, mjete informatike, është zhvillim edhe mjeteve sofistikim për shpërndarësin e vogël në drejtim të konsumatorit”u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare. Gjatë 5 viteve, grupit i janë sekuestruar 4 tonë kokainë. Por, sasia që mendohet se ka mbyllur ciklin deri tek përdoruesit mendohet se është disa herë më e madhe. Në një rast kur është përgjuar biseda e koduar mes Dritan Rexhepit dhe Jorin Llambros, ky i fundit thur elozhe për Eldi Dizdarin duke e konsideruar numrin 1. Në një rast të vetëm, ai kishte mundur të kalonte plot 4 ton kokainë pa u zbuluar.

“Di që vlerësimet e specialistëve, qoftë EUROPOL qoftë SHBA di që sasitë që kapen kalojnë nga 40-60 %, por 40 % insistohet më shumë” u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare. “Me sa kam informacion, ajo që kap policia në rastin më të mirë i aforhet 20 %, në rastin normal 10 %. 90 apo 80% e sasive të dorgës që kalojnë nga Shqipëria, 80 % kalojnë xhirohen, pjellin para mbyllin ciklin dhe 10 % mund të kapen”u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi.



Më të lexuarat