Berishs s’ndalon “Foltoren” edhe pas dorëzomit të firmave, ja ku do të jetë nesër

Pa Kategori

Publikuar: 11/11/2021

Berishs s’ndalon “Foltoren” edhe pas dorëzomit të firmave, ja ku do të jetë nesër

Ish kryeministri Sali Berisha vijon të zhvillojë Foltoren”, ku nesër do të jetë në Sarandë.

Berisha me një postim u bën thirrje demokratëve të Sarandës që të marrin pjesë në këtë takim, që do të mbahet në orën  17:00 në Hotel Mediterrane.

“Neser diten e Premte me daten 12 nentor ne ora 17:00 ne qytetin e Sarandes ne Hotel Mediterrane do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Sarande te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!” shkruan Berisha në postimin e tij.

Kujtojmë që Berisha dje dorëzoi 4,200 firmat e mbledhura për thirrjen e Këshillit Kombëtar. Edhe pse i dorëzoi firmat, Berisha s’e ndal Foltoren.